Kosova përballë elitës botërore në “Spanja 2019”

Me suksesin në IHF Trophy Intercontinental, Kombëtarja jonë e juniorëve ka siguruar paraqitjen në kampionatin botëror të juniorëve (U21) që në verë mbahet në Spanjë (16 – 28 korrik).

Është hera e parë që një ekip kombëtar i Kosovës do të luajë në garën më të madhe. Në Botëror Kosova është njëra prej 24 kombëtareve më të mira në botë, por synim mbetet paraqitja dinjitoze. Në Spanjë, FHK-ja do të shkruajë kapitull të ri të historisë së sportit kosovar.

Në vazhdim paraqesim kombëtaret pjesëmarrëse të botërorit: Spanja, Sllovenia, Franca, Gjermania, Portugalia, Kroacia, Islanda, Serbia, Norvegjia, Suedia, Hungaria, Danimarka, Kosova (Evropë), Korea, Japonia, Bahrejni (Azi), Egjipti, Tunizia, Nigeria (Afrikë),Argjentina, Brazili, Kili (Amerikë e Jugut), SHBA-ja (Amerikë e Veriut), Australia (Oqeani).

Gjatë javës IHF-ja pritet të dal me informata lidhur me botërorin, si datën e shortit, vazot për short, mënyrën e garimit e detaje tjera.

Lajme tjera