Me ndeshjen ndaj Polonisë në Zielona Gora, Kombëtarja e Kosovës në hendboll (vajzat) ka përfunduar rrugëtimin në kualifikimet për Euro 2024.
Të dielën mbrëma Kombëtarja jonë pësoi 28:17 nga Polonia, që dominoi nga fillimi e deri në fund. Ndeshja u zhvillua në atmosferë të bukur, në praninë e shumë shikuesve.
Vajzat tona kanë bërë përpjekje, por pa shumë sukses. Kanë kushtuar gabimet e shumta teknike e po ashtu gjuajtjet e paselektuara.
Kosova ka përfunduar e treta në Grupin 8. Grupi ishte jashtëzakonisht i fortë, me Danimarkën e Poloninë që u kualifikuan në Evropian.
Kombëtarja jonë do të mësojë shumë nga ky cikël kualifikues. Përvoja e fituar do të shërbejë në ciklet e ardhshme kualifikuese për Evropian e Botëror.