Kosova pëson humbje në ndeshjen e parë

Kombëtarja U-20 e Kosovës në hendboll ka nisur me humbje kampanjën në kampionatin evropian që po mbahet në Podgoricë.

Në kuadër të grupit A të raundit preliminar kombëtarja jonë të premten në kryeqendrën e Malit të Zi humbi nga Holanda me rezultatin 34:21. Në fakt dallimi në rezultat u bë në pjesën e dytë pasi e para ishte plotësisht e barabartë. Rezultati pas pjesës së parë ishte 13:11 në të mirë të Holandës. Te kombëtarja jonë më efikasi ishte Jon Muqolli me 7 gola. Pesë herë realizoi Drenit Tahirukaj. Kosova ndeshjen e dytë e luan të dielen, ndaj Çekisë. Shpresohet në rezultat më të favorshëm dhe në ngritje të nivelit të lojës.

Holanda – Kosova 34:21 (13:11)

Kosova: J. Muqolli 7, Tahirukaj 5, Shabani 3, Vokshi 3, Gubetini 2, Muqolli 1, Abazi, Bajqinovci, Basholli, Beqiraj, Berisha, Dugolli, Halili, Loxha, Luzha, Mustafa.

Lajme tjera