Pas barazimit dramatik me Italinë, Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka humbur ndeshjen e dytë në kuadër të grupit të tretë të eliminatoreve për Botërorin 2021.
Kombëtarja jonë të shtunën në Benevento të Italisë humbi nga Rumania me rezultat 32:21. Përkundër angazhimit, lojtarët tanë nuk kanë mundur të bëjnë më shumë ndaj rumunëve.
Kosova ka luajtur pa kapitenin dhe organizatorin e lojës, Valon Dedaj që ishte i sëmurë. Edhe lojtarë tjerë të Kosovës janë prekur në ditët e fundit nga gripi.
Në lojën tonë ka pasur dobësi si në sulm ashtu edhe në mbrojtje, ndonëse angazhimi dhe dëshira nuk ka munguar në asnjë moment.
Tani Kombëtarja e ka edhe një ndeshje, të dielen ndaj Gjeorgjisë, me shpresë për përfundim pozitiv të këtij turneu kualifikues.
Kosova – Rumania 21:32 (7:15)
Kosova: Jupa 2, Fetahu 2, Dedaj, Gërbeshi, Ahmeti 4, Dre. Tahirukaj, Terziqi 3, Beshiri, Abdullahi, Prekazi, Quni, Dri. Tahirukaj 2, Berisha, Ramosaj, Gegaj 1, Gjuka 7.