Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kosova pjesë e ngjarjes me histori të lavdishme

Kosova është një prej vetëm 74 ekipeve kombëtare që deri më tani kanë garuar në kampionatet botërore të juniorëve në hendboll, apo që do të garojnë muajin tjetët në Spanjë.

Me suksesin e jashtëzakonshëm për sportin kosovar, Kombëtarja jonë kështu i është bashkuar një grupi elitar të ekipeve kombëtare. Disa prej këtyre 74 shteteve më nuk ekzistojnë, kështu që ky numër realisht është edhe më i vogël.

“Spanja 2019” ku paraqitet Kosova, është Botërori i 22-të i juniorëve. Kampionati i parë ishte mbajtur në Suedi në vitin 1977.

Bashkimi Sovjetik ka më së shumti medalje të arta (5), ndërsa Danimarka ka më së shumti medalje të fituara nga kjo ngjarje (11).

Në “Spanja 2019”, që mbahet nga 16 deri më 28 korrik, marrin pjesë 24 kombëtare elitare. Natyrisht Kosova është pjesë e tyre. Falë hendbollit shteti ynë është në ngjarjen e madhe.