Kosova pret përkrahje në ndeshjen e vështirë me Bjellorusinë

Hendbollistet e Kosovës janë të gatshme dhe shumë të motivuara për ndeshjen me Bjellorusinë, që zhvillohet të mërkurën (nesër) nga ora 18:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Është kjo ndeshja e radhës e përfaqësueses së Kosovës në kuadër të fazës së dytë eliminatore për evropianin e këtij viti. Bjellorusia është një tjetër kundërshtar i fortë për Kosovën, por lojtaret “dardane” janë të përkushtuar për paraqitje sa më të mirë dhe për të marrë rezultat sa më të mirë. Për këtë përkrahja e shikuesve vlerësohet me shumë peshë. Të gjithë në përfaqësuese shpresojnë që në palestrën në Prishtinë do të ketë numër të konsiderueshëm shikuesish që do t’i jepnin krah hendbollisteve më të mira të vendit.

Për më shumë se një javë hendbollistet janë përgatitur në Prishtinë për ndeshjet e radhës eliminatore. Pëzgedhësi i ri i Kosovës, Agron Shabani është i kënaqur me punën e bërë nga vajzat.

“Përgatitjet dhe kushtet të cilat na ka ofruar federata kanë qenë në nivel. Vashat nuk e kanë kursyer veten në këto përgatitje të përbashkëta. E vetmja gjë negative është që disa lojtare të diasporës, që e mbajnë barrën kryesore në ekip, kanë ardhur me vonesë për shkak të obligimeve ndaj ekipeve ku luajnë. Gjithsesi gjendja në ekip është në nivel të lartë. Vashat janë të motivuara për këtë sfidë të radhës, ndërsa nuk kemi të lënduara. Lajmi që Albana Arifi nuk mund të luaj në këto ndeshje kualifikuese, nuk na ka pëlqyer kurrsesi, duke marrë parasyesh kualitetet e Albanës, që do të ishte një ndër shtyllat kryesore të kombëtares me vullnetin që e ka treguar gjatë këtyre përgatitjeve”, ka thënë përzgjedhësi Shabani. Ai ka shtuar: ”Synimi ynë është që të tregojmë lojë sa më të mirë, të japim maksimumin dhe të arrijmë një rezultat sa më të favorshëm për ne. Bjellorusia është ekip me përvojë, ka disa lojtare të nivelit të lartë. Në bazë të videove që kemi parë, Bjellorusia ka disa lojtare korpulente. Edhe pse bjelloruset kanë humbur nga Holanda e Hungaria, nuk mendoj se do të jetë lehtë. Kosova ka ardhmëri të begatshme dhe me shumë punë do të arrihet qëllimi, duke iu falenderuar edhe vajzata nga diaspora të cilat dita-ditës po bashkohen për të dhënë atë që ka nevojë Kosova. Edhe unë jam në atë rrugë. Kam dhënë mjaft në diasporë, shpresoj që tash të jap maksimumin për vendin tim”.

Verën e kaluar hendbollistet e Kosovës arritën suksesin historik, duke mposhtur Gjeorgjinë dhe Izraelin. Kështu kaluan me sukses fazën e parë kualifikuese. Në fazën e dytë ranë në grupin shtatë, shumë të vështirë me superfuqi si Holanda dhe Hungaria. Nga këto dy përfaqësuese është mposhtur vjet, ndërsa tani i ka dy ndeshje këtë javë me bjelloruset. Ndeshja e dytë luhet të dielen në Minsk.

“Na pret ndeshje e vështirë, Bjellorusia është përfaqësuese e fortë. Por jemi përgatitur mirë. Do të japim më të mirën për t’u paraqitur sa më mirë. Shpresojmë të ketë shumë shikues dhe të kemi përkrahje. Ne po rritemi si ekip dhe kjo ndeshje do të na shërbejë shumë”, ka thënë kapitenja Leonora Demaj, që po kalon formë të lartë në Danimarkë.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Hendbollistet e Kombëtares U19 të Kosovës do të mblidhen javën tjetër (1 korrik) për Kampionatin …

Me finalen e Ligës së juniorëve, të luajtur të dielën, ka përfunduar edicioni garues 2020/2021 …

Federata e Hendbollit e Kosovës është vlerësuar lart për organizimin e një tjetër ngjarjeje ndërkombëtare. …

Njëra prej lojtareve kryesore të Kosovës, Arlinda Hajdari, ka pësuar lëndim serioz në ndeshjen e …

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës kanë humbur ndeshjen vendimtare të raundit të parë kualifikues për …

Perfaqesuesja e Kosoves ne hendboll duke festuar me Kryeministrin Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndjekur nga afër ndeshjen mes Kosovës dhe Luksemburgut. Ai …

Me numër shumë të limituar të lojtareve (10 gjithsej, prej tyre 3 portiere), Kombëtarja e …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) është kthyer në rrugën e sukseseve. Pas shenjave të …