Kosova sot luan ndeshjen e rëndësishme në Izrael

Krahas garës ndërkombëtare që po zhvillohet në Prishtinë, ndeshje me shumë rëndësi për hendbollin kosovar zhvillohet nga ora 19:00 në Tel Aviv të Izraelit. Në kuadër të grupit 1 të fazës së dytë kualifikuese për Euro 2020, Kombëtarja e Kosovës takohet me Izraelin.

Të mërkurën Kosova impresionoi në Prishtinë dhe fitoi ndaj Izraelit me rezultat 27:24. Kosova i ka dy pikë, sa edhe Polonia e Izraeli dhe me fitore në Tel Aviv do të dal në vend të dytë dhe do të bëjë hap gjigand drejt kualifikimit në Evropian. Te Kombëtarja jonë premtojnë maksimumin në takimin shumë të rëndësishëm.

Lajme tjera