Ekipet kombëtare të Kosovës synojnë të fitojnë titujt në garën e rëndësishme IHF Trophy që prej të martës deri të dielen organizohet në Prishtinë. Federata Ndërkombëtare e Hendbollit (IHF) ia ka besuar Federatës sonë të drejtën e organizimit të IHF Trophy për Evropë për grupmoshën U-18 dhe atë U-20 përkatësisht juniorë. Kështu java do të jetë e mbushur me ndeshje interesante të hendbollit. Ndeshjet e kombëtareve U-20 luhen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, kurse ato të kombëtareve U-18 në palestrën 1 Tetori.
Është një garë e rëndësishme sidomos për Kombëtaren e hendbollistëve deri 20-vjet pasi nëse e zë vendin e parë e siguron të drejtën e paraqitjes në fazën interkontinentale. Nëse e fiton edhe fazën interkontinentale atëherë siguron pjesëmarrje historike në kampionatin botëror të juniorëve të vitit të ardhshëm.
Djelmoshat e trajnerit Fatmir Muhaxheri kanë punuar me zell gjatë grumbullimit që kishin në Prishtinë dhe të gatshëm i presin sfidat e rëndësishme. Kjo kombëtare është paraqitur fuqishëm edhe në Evropianin e këtij viti dhe tani synohet të bëhet hapi i rradhës. Trajneri Muhaxheri është shprehur shumë i kënaqur me punën e bërë nga djelmoshat dhe me formën e tyre.
Ndeshjen e parë kombëtarja U-20 e luan ndaj Britanisë së Madhe, të martën (sot) prej orës 18:00. Edhe 18-vjeçarët së pari takohen me Britaninë e Madhe, të martën nga ora 16:00. Në grupmoshën U18 garojnë katër kombëtare evropiane: Kosova, Moldavia, Britania e Madhe dhe Shqipëria. Kurse në atë U20 garojnë shtatë kombëtare: Kosova, Moldavia, Britania e Madhe, Malta, Gjeorgjia dhe Irlanda.
Orari I ndeshjeve:
IHF Trophy U20
E martë (23 tetor)
Moldavia – Irlanda (14:00)
Malta – Gjeorgjia (16:00)
Britania e Madhe – Kosova (18:00)
E mërkurë (24 tetor)
Moldavia – Malta (14:00)
Britania e Madhe – Gjeorgjia (16:00)
Irlanda – Kosova (18:00)
E premte (26 tetor)
Irlanda – Malta (14:00)
Britania e Madhe – Moldavia (16:00)
Kosova – Gjeorgjia (18:00)
E shtunë (27 tetor)
Gjeorgjia – Moldavia (14:00)
Irlanda – Britania e Madhe (16:00)
Malta – Kosova (18:00)
E diel (28 tetor)
Gjergjia- Irlanda (11:00)
Malta – Britania e Madhe (13:00)
Kosova – Moldavia (15:00)
IHF Trophy U18
E martë (23 tetor)
Moldavia – Shqipëria (14:00)
Kosova – Britania e Madhe (16:00)
E mërkurë (24 tetor)
Britania e Madhe – Shqipëria (14:00)
Kosova – Moldavia (16:00)
E enjte (25 tetor)
Britania e Madhe – Moldavia (14:00)
Kosova – Shqipëria (16:00)
Të shtunën (27 tetor) luhen ndeshja për medalje të bronztë (14:00) dhe finalja (16:00)