Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kosova synon titujt në garën IHF Trophy që organizohet në Prishtinë

Ekipet kombëtare të Kosovës synojnë të fitojnë titujt në garën e rëndësishme IHF Trophy që prej të martës deri të dielen organizohet në Prishtinë. Federata Ndërkombëtare e Hendbollit (IHF) ia ka besuar Federatës sonë të drejtën e organizimit të IHF Trophy për Evropë për grupmoshën U-18 dhe atë U-20 përkatësisht juniorë. Kështu java do të jetë e mbushur me ndeshje interesante të hendbollit. Ndeshjet e kombëtareve U-20 luhen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, kurse ato të kombëtareve U-18 në palestrën 1 Tetori.

Është një garë e rëndësishme sidomos për Kombëtaren e hendbollistëve deri 20-vjet pasi nëse e zë vendin e parë e siguron të drejtën e paraqitjes në fazën interkontinentale. Nëse e fiton edhe fazën interkontinentale atëherë siguron pjesëmarrje historike në kampionatin botëror të juniorëve të vitit të ardhshëm.

Djelmoshat e trajnerit Fatmir Muhaxheri kanë punuar me zell gjatë grumbullimit që kishin në Prishtinë dhe të gatshëm i presin sfidat e rëndësishme. Kjo kombëtare është paraqitur fuqishëm edhe në Evropianin e këtij viti dhe tani synohet të bëhet hapi i rradhës. Trajneri Muhaxheri është shprehur shumë i kënaqur me punën e bërë nga djelmoshat dhe me formën e tyre.

Ndeshjen e parë kombëtarja U-20 e luan ndaj Britanisë së Madhe, të martën (sot) prej orës 18:00. Edhe 18-vjeçarët së pari takohen me Britaninë e Madhe, të martën nga ora 16:00. Në grupmoshën U18 garojnë katër kombëtare evropiane: Kosova, Moldavia, Britania e Madhe dhe Shqipëria.  Kurse në atë U20 garojnë shtatë kombëtare: Kosova, Moldavia, Britania e Madhe, Malta, Gjeorgjia dhe Irlanda.

Orari I ndeshjeve:

IHF Trophy U20

E martë (23 tetor)

Moldavia – Irlanda (14:00)

Malta – Gjeorgjia (16:00)

Britania e Madhe – Kosova (18:00)

E mërkurë (24 tetor)

Moldavia – Malta (14:00)

Britania e Madhe – Gjeorgjia (16:00)

Irlanda – Kosova (18:00)

E premte (26 tetor)

Irlanda – Malta (14:00)

Britania e Madhe – Moldavia (16:00)

Kosova – Gjeorgjia (18:00)

E shtunë (27 tetor)

Gjeorgjia – Moldavia (14:00)

Irlanda – Britania e Madhe (16:00)

Malta – Kosova (18:00)

E diel (28 tetor)

Gjergjia- Irlanda (11:00)

Malta – Britania e Madhe (13:00)

Kosova – Moldavia (15:00)

IHF Trophy U18

E martë (23 tetor)

Moldavia – Shqipëria (14:00)

Kosova – Britania e Madhe (16:00)


E mërkurë (24 tetor)

Britania e Madhe – Shqipëria (14:00)

Kosova – Moldavia (16:00)

E enjte (25 tetor)

Britania e Madhe – Moldavia (14:00)

Kosova – Shqipëria (16:00)

Të shtunën (27 tetor) luhen ndeshja për medalje të bronztë (14:00) dhe finalja (16:00)

Lajme tjera