Hendbollistet e Kombëtares U17 të Kosovës të dielën janë vendosur në Greqi, ku do të mbahet Kampionati Mesdhetar.
Të dielën mbrëma është mbajtur takimi teknik, gjatë të cilit është tërhequr shorti. Kosova U17 është në grup shumë të fortë, me Spanjën, Italinë, Malin e Zi dhe Kroacinë. Këto Kombëtare janë në grupin A.
Ndërsa në grupin B garojnë Rumania, Greqia, Tunizia dhe Turqia.
Ndeshjet e para vajzat tona i kanë menjëherë të hënën. Prej orës 9:00 luajnë me Kroacinë, ndërsa prej orës 16:00 me Spanjën. Pra menjëherë Kombëtarja jonë do të sfidohet shumë seriozisht.
Ky kampionat do të shërbejë për zhvillimin e mëtejmë të kësaj gjenerate.