Të shtunën paradite hendbollistet e Kombëtares U17 të Kosovës e kanë luajtur ndeshjen e fundit në Kampionatin Mesdhetar që prej 27 shkurtit u mbajt në Nafplio të Greqisë. Në ndeshjen e fundit vajzat tona pësuan nga Italia me rezultat 29:19. Kosova U17 përfundoi garimin në vendin e tetë.
Por më shumë se renditja, peshë ka përvoja shumë e madhe që kanë fituar hendbollistet tona gjatë kësaj jave shumë të ngarkuar me ndeshje. Rritja e performancës ishte evidente, ndërsa lojtaret tona të reja kanë shfaqur potencial dhe përkushtim për zhvillim të mëtejmë.