Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll (djemtë) ka nisur me ndeshje në Kampionatin Evropian të Divizionit B që të hënën filloi në Riga të Letonisë.
Kombëtarja jonë është përballur me kombëtaren nikoqire, ndërsa ka pësuar humbje me rezultat 37:17. Pas pjesës së parë rezultati ishte 19:6.
Ishte kjo ndeshja e parë zyrtare për këtë gjeneratë. Shpresohet për paraqitje më të mira në vazhdim të kampionatit.
Ndeshjen e dytë kombëtarja jonë e luan të martën me Maqedoninë e Veriut.