Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll është kualifikuar në finale të fazës ndërkontinentale të IHF Trophy.
Kështu Kombëtarja jonë është vetëm një hap larg kualifikimit në Kampionat Botëror.
Në gjysmëfinalen dramatike, të shtunën mbrëma në Prishtinë, Kombëtarja jonë fitoi 27:26 ndaj SHBA-së. Ndeshja ishte e fortë, ndërsa të dy Kombëtaret luftuan deri në aksionin e fundit.
Në finale, të dielën, Kosova U18 luan ndaj Nigerisë, të cilën tashmë e kemi mposhtur në fazën grupore.
Ndaj SHBA-së, Olsi Mulaj e Amar Muqolli i shënuan nga nëntë gola, derisa me pritje të shumta u dallua edhe Olt Kabashi.