Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka zhvilluar të premten ndeshjen e parë kualifikuese për Evropianin e këtij viti.
Në Shkup, Kombëtarja jonë e 18-vjeçarëve u mposht nga Zvicra me rezultat 33:19.
Përkundër angazhimit, djemtë tanë nuk shfaqën mjaftueshëm sa për të shmangur humbjen nga zviceranët e rinj.
Ka pasur elemente të mira në ndeshje, por edhe shumë lëshime e dobësi të cilat shpresohet të jenë më të rralla në dy ndeshjet e ardhshme.
Të shtunën prej orës 12:00, Kombëtarja jonë luan ndaj Sllovakisë.
Të dielën është ndeshja me Maqedoninë e Veriut.
photo credits: Philip Vranovski