Është tërhequr shorti për kualifikimet e Kampionatit Evropian U18 për hendbollistë. Në kualifikimet e Evropianit që mbahet në vitin 2026, paraqitet edhe Kombëtarja U18 e Kosovës.
Shorti përcaktoi që Kosova të jetë në Grupin A, ku janë edhe Italia, Rumania dhe Turqia. Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Turqi prej 31 tetorit deri më 2 nëntor të këtij viti. Grupi vlerësohet shumë i fortë.
Dy të parët në grup kualifikohen në Kampionatin Evropian. Kombëtaret tjera vazhdojnë në Evropianët e Divizionit të dytë.
Kualifikimet në Turqi do të shërbejnë shumë për gjeneratën e re të Kombëtares sonë U18. Natyrisht do të kërkohet edhe suksesi maksimal i mundshëm.