Të enjten është hedhur shorti për Kampionatin Evropian për grupmoshën U18 (djemtë), Divizioni B. Gjithsej do të garojnë 24 ekipe kombëtare, ndërsa do të organizohen tri kampionate të ndryshme. Njëri organizohet në Izrael, njëri në Letoni, ndërsa për të tretin ka mbetur të konfirmohet vendi, pasi fillimisht është dashur të organizohet në Ukrainë.
Kosova U18 garon në Evropianin që mbahet në Letoni prej 8 deri më 14 gusht. Kosova U18 është në grupin A së bashku me Maqedoninë e Veriut, Letoninë dhe Turqinë.
Në grupin B në Letoni janë Rusia, Zvicra, Luksemburgu e Belgjika. Fillimisht hendbollistët e Kosovës i luajnë tri ndeshje në grup e më pas edhe për plasman.