Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kosova U18 shënon fitore të thellë, në gjysmëfinale takohet me Luksemburgun

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll nuk ka lejuar befasi duke shënuar fitore bindëse ndaj Azerbajxhanit në kuadër të Kampionatit Evropian (B) në Prishtinë.
Të enjten mbrëma në Pallatin e Rinisë në kryeqytet, djemtë tanë triumfuan bindshëm, me rezultatin 44:27.
Me këtë fitore, Kosova U18 renditet e dyta në Grupin A me 4 pikë. Grupin e ka fituar Belgjika me 6 pikë.
Në gjysmëfinale, të shtunën nga ora 18:30, Kosova luan ndaj Luksemburgut, që e fitoi Grupin B. Belgjika e Gjeorgjia takohen nga ora 16:15.
Në ndeshjen ndaj Azerbajxhanit, cilësia ishte plotësisht në anën e djemve tanë. Dhe kjo u bë e qartë që në minutat e parë të ndeshjes. Pjesa e parë ka përfunduar me rezultat 22:14 për Kosovën.
Në pjesën e dytë epërsia vetëm është rritur dhe në fund rezultati ishte 44:27.
Diolen Ajvazi u shpall më i miri i ndeshjes te Kosova. Ai shënoi tri gola. Granit Kadiri, Olsi Mulaj e Amar Muqolli i shënuan nga shtatë gola. Kontribut në fitore dhanë të gjithë lojtarët.