Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kosova U18 triumfon në IHF Trophy për Evropë, i afrohet Botërorit

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll ka triumfuar në IHF Trophy për zonën evropiane. Të shtunën mbrëma në finalen dramatike, Kombëtarja jonë triumfojë ndaj Bullgarisë me rezultat 33:31.
Në pjesën e parë loja jonë ishte e shkëlqyer, ndërsa epërsia pas 30 minutave ishte gjashtë gola. Në pjesën e dytë bullgarët i kthyen gradualisht dhe barazuan në minutën e 54-t, 28:28. Më pas rezultati u barazua deri në 31:31.
Në minutat e fundit Olt Kabashi ndali penallti vendimtare, ndërsa gola po ashtu vendimtarë shënuan Edonis Hajra e më pas edhe Olsi Mulaj.
Pivoti Hajra ishte më efikasi me 10 gola. 9 i realizoi Olsi Mulaj, ndërsa shtatë i kishte Granit Kadiri. Ilir Istrefaj i shënoi katër gola e Amar Muqolli tri.
Me titull të kampionit, Kosova U18 u kualifikua në fazën ndërkontinentale. Me sukses në fazën ndërkontinentale kualifikohemi në Botëror.
Në fazën ndërkontinentale luajmë me kampionët e kontinenteve të tjera.