Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kosova U19 humb ndeshjen ndaj favorites së Evropianit

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll e ka zhvilluar të shtunën ndeshjen e parë në Evropianin e Divizionit B, që po zhvillohet në Shkup. Që në nismë vajzat tona kishin përballë favoriten më të madhe të Evropianit në Shkup, Holandën.
Holandezet kanë dominuar plotësisht që nga fillimi dhe në fund rezultati ishte 53:14 në të mirë të Holandës. Pas pjesës së parë rezultati ishte 30:6. Përkundër përpjekjeve, vajzat tona shfaqën fare pak ndaj holandezeve që ishin dominante edhe sa i takon gjatësisë, por edhe përvojës.
Në lojën e Kombëtares tonë nuk ka funksionuar gati asgjë. Natyrisht kanë ndikuar mungesat që kishim dhe lëndimet e lojtareve si ai i Melisa Mulajt e Alma Nivokazit. Tani Kombëtares i mbetet të rikuperohet për ndeshjen e ardhshme që është menjëherë nesër nga ora 18:00 ndaj Ishujve Faroe.
Shpresat janë për paraqitje dukshëm më të mirë se ndaj Holandës. Nuk pritet të mungoi angazhimi nga vajzat që e kanë pranuar rëndë rezultatin e takimit të parë.