Kosova U20 pëson nga Zvicra

Kombëtarja U20 e Kosovës në hendboll e ka zhvilluar ndeshjen e radhës në Kampionatin Evropian të Divizionit B që po mbahet në Varna të Bullgarisë. Kosova U20 sot u takua me Zvicrën dhe pësoi me rezultat 39:16. Djemtë tanë janë munduar të japin më të mirën por dallimi në cilësi ishte i ndjeshëm. Tani Kombëtarja jonë e ka edhe ndeshjen për plasman, të shtunën.

Lajme tjera