Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kosova U21 humb ndeshjen me Hungarinë

Hungaria është konfirmuar si kundërshtar shumë i fortë për Kosovën në kampionatin botëror të juniorëve që po mbahet në Spanjë. Të enjten në Pontevedra, Kosova U21 pësoi nga Hungaria me rezultat 36:21.

Hungarezët herët në ndeshje kanë krijuar epërsi të lartë dhe fitorja e tyre asnjëherë nuk është vënë në dyshim. Dallimi në gjatësi e ka bërë të veten, ndërsa lojtarët tanë përkundër angazhimit të shumicës, pak kanë bërë në ndeshjen e tyre të dytë në botëror.

Përjashtimi i hershëm i kapitenit Jon Muqolli ka ndikuar e poashtu telashet me lëndime të disa lojtarëve. Natyrisht ndeshje të forta si kjo me Hungarinë i ndihmojnë kombëtares tonë për ngritje të nivelit. Tani kombëtarja ka pak kohë në dispozicion për rikuperim para ndeshjes që e luan menjëherë të premten ndaj Portugalisë, nga ora 16.30.

Më pas janë edhe ndeshjet me Brazilin e Bahrejnin që poashtu kanë shfaqur nivel shumë të lartë deri më tani. Kombëtarja U21 është e para e Kosovës në të gjitha sportet që merr pjesë në një botëror.

Kosova – Hungaria 21:36 (9:20)

Kosova: Luzha, Gubetini, Dugolli 2, Abazi, Bajqinovci 1, Shabani, Avdulli 4, Tahirukaj 1, Mustafa 3, Beqiraj, Muqolli 2, Xhafolli 3, Basholli 5, Halili, Dalladaku.