Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kosovën U16 e presin ndeshje të shumta e të forta në Kampionatin Mesdhetar

Kombëtarja U16 e Kosovës në hendboll (vajzat) do të grumbullohet më 19 shkurt për Kampionatin Mesdhetar që mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.
Kampionati Mesdhetar është prej 25 shkurtit deri më 3 mars, ndërsa do të jetë shumë i fortë. Nëntë ekipe kombëtare, duke përfshirë disa superfuqi të këtij sporti, do të jenë në Mesdhetar.

Kroacia, Italia, Kosova, Mali i Zi, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja e Turqia kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Për vajzat tona, që për herë të parë do të kenë një aktivitet ndërkombëtar, Mesdhetari do të jetë përvojë e rëndësishme.

Më 26 shkurt, Kosova U16 luan me Kroacinë dhe Malin e Zi. Një ditë më pas luan me Spanjën e Turqinë. Më 28 shkurt, vajzat tona kanë ndeshje me Sllovakinë, ndërsa më 29 shkurt me Rumaninë dhe Slloveninë.
Më 1 mars, vajzat tona luajnë me Italinë.
Ndonëse një kampionat shumë i fortë e sfidues, Mesdhetari do të jetë përvojë e jashtëzakonshme për këtë gjeneratë të hendbollisteve premtuese.

Lajme tjera