Skuadra Kreuzlingen ka mbetur në elitën e hendbollit të Zvicër.
Në plejaut, përkatësisht në sfidën për mbetje në Superligë, Kreuzlingeni fitoi 3:1 në ndeshje ndaj Chenois Geneve.
Fitorja vendimtare u shënua të enjten mbrëma. Ndeshja ishte dramatike, ndërsa u vendos në aksionin e fundit. Kreuzlingeni fitoi 32:31, kurse Haris Berisha priti penallti krejt në fund.
Berisha ndeshjen e përfundoi me 5 pritje.
Drilon e Drenit Tahirukaj i shënuan nga 5 gola. Kapiteni Valon Dedaj i kishte 3 gola, derisa kontribut të rëndësishëm në mbrojtje dha Bujar Ramosaj.