Kryeministri Kurti bashkohet në festën e hendbollisteve

Perfaqesuesja e Kosoves ne hendboll duke festuar me Kryeministrin Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndjekur nga afër ndeshjen mes Kosovës dhe Luksemburgut. Ai ishte i shoqëruar nga zëvendësministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani.

Kryeministri Kurti ka përkrahur fuqishëm ekipin kombëtar në fitoren e madhe ndaj Luksemburgut. Në pushim midis pjesëlojëve ai ka zhvilluar bisedë të gjatë e shumë miqësore me hendbollistet tona, Arlinda Hajdari, Mirjeta Bytyqi e Areta Istrefi, që ishin në tribunë. Gjatë ndeshjet kryeministrin Kurti dhe zëvendësministren Osmani e kanë shoqëruar presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini dhe sekretari i përgjithshëm i FHK-së, Izet Gjinovci.

Pas përfundimit të ndeshjes, kryeministri Kurti ka dalë në fushën sportive dhe ka uruar hendbollistet për fitoren e rëndësishme. Të kujtojmë që Kosova ishte e limituar në vetëm dhjetë lojtare për shkak të telasheve shëndetësore.

Kryeministri Kurti ka vlerësuar paraqitjen dhe ka bërë shumë fotografi me lojtaret tona.

Lajme tjera