Kryendeshja e hendbollisteve nuk jep fitues

Ashtu si pritej kishte rivalitet në kryendeshjen e javës së gjashtë të Superligës së Kosovës për hendbolliste në mes të Prishtinës dhe Kastriotit të Ferizajt. Dhe në fund ndeshja e luajtur të dielen në kryeqytet nuk dha fitues, duke përfunduar me rezultat 22:22. Prishtina e nisi shumë më mirë ndeshjen duke krijuar epërsi deri në pesë gola, por ferizajaset nuk u dorëzuan dhe në fund e fituan pjesën e parë me rezultat 10:9. Në pjesën e dytë Kastrioti kishte epërsi prej katër golave në disa raste, por këtë herë lojtaret e Prishtinës nuk u ndalën dhe në fund e fituan një pikë.

Prishtina është e katërta me 9 pikë, kurse Kastrioti i pesti me 7.

Te Prishtina më efikasja ishte P. Prelvukaj me 5 gola, kurse te Kastrioti 10 gola i realizoi A. Basha.

Të dielen u luajt edhe ndeshja në mes të Dritës dhe Vushtrrisë. Fitore me rezultat 44:19 shënoi Vushtrria. Kështu skuadra vushtrriase u shkëput sërish në tabelë në vendin e parë. I ka fituar të gjitha gjashtë takimet e deritashme dhe udhëheq me 12 pikë, dy më tepër se Shqiponja e Istogu.

Prishtina – Kastrioti 22:22 (9:10)

Prishtina: Uka, Krasniqi 2, B. Krasniqi, Sefedini 3, Prelvukaj 5, Mekolli 1, Berisha, Hashani 3, Stagova 4, Sopjani, Matarova, L. Berisha, Zeqiri 1, Llapashtica, Fazlija 3.

Kastrioti: Saliu 3, Stagova 1, Reqica 1, Basha 10, Trajkovska 1, Misini 1, Gashi 1, Salihu 4, Gurgurovci, Tërpeza, Rogova.

Drita – Vushtrria 19:44 (7:21)

Drita: Daku, Hyseni, Rexhepi 5, Kqiku, Sadiku, Rudhani 3, E. Daku, Krasniqi 6, Pajaziti, Vokshi 5, Ramabaja, R. Kqiku.

Vushtrria: Kelmendi, Gubetini, Aliu 7, Zymberi 3, Rama 1, Preniqi 4, Ahmeti 2, A. Kelmendi 7, Rrahmani 6, Selaci 1, Kasumi 9, Tahiri 4.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Ndërsa në shtabin e tij teknik janë Fatmir Muhaxheri, Veton Hajrizi dhe fizioterapeuti Agon Bytyqi. …

Luigj Quni me Amicitia Zurich ka arritur fitoren e dytë të edicionit në Superligën e …

Me vetëm një gol dallim ka fituar Ferizaj ndaj Samadrexhës, të dielën në ndeshjen përmbyllëse …

Pas dy humbjeve, Trepça është kthyer te fitorja të dielën. Në kuadër të javës së …

Istogu ka vazhduar me fitore në Superligën e hendbollisteve. Në derbin e xhiros së 14-të, …

Lojtaret e Kosoves pershendesin njani tjetrin

Ndërsa në shtabin e tij teknik janë Fatmir Muhaxheri, Veton Hajrizi dhe fizioterapeuti Agon Bytyqi. Përzgjidhja Nr Name Club …

Luigj Quni ne akcion per klubin e tij Amicitia Zurich

Luigj Quni me Amicitia Zurich ka arritur fitoren e dytë të edicionit në Superligën e Zvicrës. Në fitoren 26:25 …

Me vetëm një gol dallim ka fituar Ferizaj ndaj Samadrexhës, të dielën në ndeshjen përmbyllëse të javës së 14-të …

Pas dy humbjeve, Trepça është kthyer te fitorja të dielën. Në kuadër të javës së 20-të kampionale, përkatësisht javës …

Istogu ka vazhduar me fitore në Superligën e hendbollisteve. Në derbin e xhiros së 14-të, Istogu të shtunën e …

Vushtrria ka arritur fitore të rëndësishme në garën për mbetjen në elitën e hendbollit kosovar. Të shtunën në kuadër …

Besa Famgas nuk po ka të ndalur në këtë edicion të Superligës së Kosovës në hendboll. Të shtunën në …

Istogu – Vushtrria është kryendeshja e javës së 14-të në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të fermave. …