Kryendeshja në kryeqytet

Ndeshja mes Prishtinës dhe Ferizajt vlerësohet kryesorja e javës së dhjetë në Superligën e hendbollisteve. Dy skuadrat e pjesës së epërme të tabelës takohen të dielën nga ora 18:30 në kryeqytet.

Prishtina është e dyta në tabelë me 16 pikë. Ferizaj mban vendin e katërt me 14 pikë. Dy skuadrat kanë në përbërje lojtare cilësore që pritet të shfaqin hendboll të mirë.
Të dielën është edhe takimi Drita – Ulpiana (12:30).
Ndërsa ndeshjet e së shtunës janë: Shqiponja – Vjosa (15:30), Vushtrria – Vëllaznimi (17:00), Samadrexha – Istogu (19:00), Kastrioti – Jusuf Gërvalla (15:00).
Në Ligën e Parë të hendbollisteve zhvillohet ndeshja e mbetur e javës së shtatë në mes të Prizrenit dhe Llapushës. Ky takim është të dielën nga ora 10:00.

Lajme tjera