Kryendeshja në Rahovec

Superliga A e Kosovës në hendboll (meshkujt) vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 21-të. Vëmendja do të jetë në Rahovec, ku zhvillohet derbi i xhiros. Të dielën nga ora 18:00, Rahoveci e pret Kastriotin e Ferizajt.

Rahoveci kërkon pikët për të vazhduar betejën me Trepçën për pozitën e tretë në tabelë. Ndërkohë ferizajasit udhëtojnë me synime për fitore, për të bërë edhe një hap drejt pozitës së katërt, që në fund dërgon në plejof.

Aktualisht Rahoveci është i katërti me 26 pikë, një më pak se Trepça e vendit të tretë. Kurse Kastrioti është i pesti me 21 pikë, por nuk është dorëzuar nga synimi për të luajtur në plejof.

Xhiroja hapet të shtunën me ndeshjen Trepça – Besa Famgas, që zhvillohet nga ora 18:00 në “Minatori”. Besa ka fituar të gjitha ndeshjet e deritashme dhe llogaritet favorite, njëjtë si Prishtina ndaj Vëllaznimit. Prishtina e Vëllaznimi takohen të dielën nga ora 17:00.

Në Superligën B është java e 20-të kampionale. Të shtunën nga ora 19:00 takohen Deçani e Llapi.
Në Ligën e Parë të hendbollistëve është java e 14-të. Të shtunën është takimi Vjosa – Vushtrria (18:00), ndërsa të dielën janë dy ndeshje tjera: Prizreni – Drita (18:00), Samadrexha – Ulpiana (14:00).

Lajme tjera