Njeriu i parë i Komunës së Prishtinës priti në një vizitë pune presidentin e Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini dhe sekretarin e përgjithshëm Izet Gjinovci si dhe kryetarin e KH Prishtina Edin Kolgeci me ç’rast u bisedua lidhur në fillimin e punës së Akademisë së hendbollit shkollor në qytetin e Prishtinës.
Komuna e Prishtinës dhe FHK si bartës të projektit do organizojnë këtë Akademi në bashkëpunim edhe me klubin e hendbollit. Komuna do të siguron infrastrukturën ku do të zhvillohen aktivitetet por do të ndihmon Akademinë edhe në forma të ndryshme, kurse FHK do të siguron punën profesionale sipas planprogramit 4 vjeçar dhe pajisjet e ndryshme për punë. Akademia në ditët në vijim (brenda 7-10 ditë) pritet të nis punën solemnisht në grumbullimin që do te organizohet në Pallatin e Sportit dhe Rinisë në Prishtinë.