Kthehet Arlinda Hajdari, Rina Rexhepi i shënon shtatë gola

Arlinda Hajdari ka zhvilluar të enjten ndeshjen e parë zyrtare që kur pësoi lëndim të rëndë të gjurit në verën e vitit 2021. Arlinda ishte duke luajtur për Kosovën kur lëndoi gjurin, ndërsa pas operimit, rikuperimi ka zgjatur rreth një vit.

Ajo tashmë është pjesë e skuadrës Bjerringbro në kategorinë e dytë daneze. Bjerringbro në ndeshjen e parë të kampionatit të ri ka fituar ndaj AGF Handbold me rezultat 25:21. Arlinda është aktivizuar kryesisht në mbrojtje në këtë ndeshje, ndërsa pret përgjegjësi dhe hapësirë më të madhe në ndeshjet e ardhshme.
Te AGF, lojtarja më e mirë ishte Rina Rexhepi. Ajo i shënoi 7 gola. Edhe Sara Rexhepi luan për këtë skuadër.

Lajme tjera