Kthehet hendbolli, në Pejë e Prishtinë ndeshjet e para të plejofit

Hendbolli më në fund po kthehet në vendin tonë. Të shtunën (nesër) janë ndeshjet e para gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).

Aktivitetet e hendbollit ishin pezulluar më 13 mars për shkak të paraqitjes së koronavirusit në vendin tonë. Vendimi i FHK-së ishte në përputhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Prej fillimit të qershorit skuadrat janë kthyer në stërvitje, ndërsa janë munduar të përgatiten sa më mirë për plejof dhe për turneun final të Kupës.
Pushimi i gjatë natyrisht se ka ndikimin e vet, por megjithatë gara për titull pritet të jetë interesante.

Kampioni aktual, Besa Famgas e pret Kastriotin e Ferizajt të shtunën nga ora 20:00. Ndeshja luhet në palestrën “Karagaçi”, pa praninë e shikuesve.

Federata dhe klubet kanë marrë masat për të respektuar kërkesat që kanë të bëjnë me higjienë dhe shëndet. FHK-ja ka formuar task-forcë për përballje me COVID-19, ndërsa klubet kanë bërë përgatitjet e duhura për të vazhduar garën në rrethana të reja.

Nga ora 17:00 luhet ndeshja në mes të Prishtinës dhe Trepçës. Ndeshjet e kthimit zhvillohen në Ferizaj e në Mitrovicë.

Në momentin kur u ndërpre kampionati, Besa Famgas ishte në vend të parë me 36 pikë nga 18 xhiro. Prishtina ishte e dyta me 32 pikë, Trepça e treta me 26 pikë dhe Kastrioti i katërti me 22 pikë.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Istogu ka vazhduar me fitore në Superligën e hendbollisteve. Në derbin e xhiros së 14-të, …

Vushtrria ka arritur fitore të rëndësishme në garën për mbetjen në elitën e hendbollit kosovar. …

Besa Famgas nuk po ka të ndalur në këtë edicion të Superligës së Kosovës në …

Istogu – Vushtrria është kryendeshja e javës së 14-të në Superligën e Kosovës në hendboll …

Në fundjavë luhen ndeshjet e ardhshme në kuadër të kampionatit të Kosovës në hendboll. Në …

Istogu ka vazhduar me fitore në Superligën e hendbollisteve. Në derbin e xhiros së 14-të, Istogu të shtunën e …

Vushtrria ka arritur fitore të rëndësishme në garën për mbetjen në elitën e hendbollit kosovar. Të shtunën në kuadër …

Besa Famgas nuk po ka të ndalur në këtë edicion të Superligës së Kosovës në hendboll. Të shtunën në …

Istogu – Vushtrria është kryendeshja e javës së 14-të në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të fermave. …

Në fundjavë luhen ndeshjet e ardhshme në kuadër të kampionatit të Kosovës në hendboll. Në Superligën A të hendbollistëve …

Kastrioti e ka fituar bindshëm përballjen e skuadrave me traditë në hendbollin kosovar. Të mërkurën mbrëma në palestrën “Minatori” …

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, Hassan Moustafa ka uruar Eugen Saraçinin me rastin e rizgjedhjes ne postin e …

Hendbollisti premtues, Yll Muqolli, ka shënuar 10 gola të martën mbrëma në fitoren e re të Besa Famgas. Në …