Kampioni i Kosovës në konkurrencë të femrave, KHF Ferizaj, ka mësuar të martën kundërshtarin e raundit të tretë të Kupës Evropiane.
Shorti i tërhequr në Vjenë ka caktuar që Ferizaj në raundin e tretë të përballet me skuadrën turke, Muratpasa Belediyesi. Ndeshja e parë duhet të luhet në Turqi kurse e kthimit në Ferizaj.Është hera e parë që Ferizaj do të garojë në arenën evropiane.
Ndeshjet e Ferizajt me skuadrën turke Muratpasa do të luhen më 14/15 nëntor dhe një javë më vonë.