Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Lajm shumë i mirë, riaktivizohet KH Istogu

Qyteti i Istogut ka vite që e ka njërën prej skuadrave më të mira të hendbollisteve në Kosovë. Por tani është bërë një hap tjetër i rëndësishëm që Istogu të bëhet qendër me peshë për hendbollin në vendin tonë.
Pas dy vjetësh është riaktivizuar KH Istogu, që do të garojë në Ligën e Parë të Kosovës (meshkujt). Pasi do të hapet palestra e re në Istog, kushtet për funksionim të klubit do të jenë shumë më të favorshme.
Puna në skuadrën e Istogut ka nisur tashmë, ndërsa trajner është profesori Malush Kabashi.
Klubi Istogu në fakt është vazhdimësi e klubit KH Rakoshi, që ishte themeluar në fillim të viteve 2000-ta nga entuziasti i hendbollit dhe zyrtari sportiv, profesor Bedri Hajzeraj. Më vonë ky klub u emërua KH Istogu dhe u paraqit në garat e Ligës së Parë të Kosovës. Për shkak të vështirësive, kryesisht mungesës së palestrës, klubi ndërpreu aktivitetin për një kohë, e që është riaktivizuar sërish. Është ky një lajm i mirë për gjithë komunitetin e hendbollit në vend.
FHK-ja po punon për të riaktivizuar klube që për shkak të vështirësive kanë ndërprerë aktivitetin, por edhe për të hapur klube të reja. Ndihma e komunave dhe komuniteteve lokale të hendbollit duhet të jetë më e madhe.