Letra e Presidentit Eugen Saraçini për komunitetin e hendbollit

Në foto shihet presidenti i FHK-së Eugen Saraçini në një konferencë për shtyp.

Të dashur miq të hendbollit

Në këto momente të vështira shoqërore, pas pandemisë së koronavirusit që po përhapet edhe mëtutje në gjithë globin, në emër të Bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës, të gjithë juve të angazhuar në hendbollin kosovar, ju dëshiroj shëndet dhe lumturi së bashku me familjet e juaja.

Në vijim të këtyre ditëve të vështira, kërkojmë dhe sygjerojmë të keni kujdesin maksimal ndaj shëndetit dhe sigurisë. Shëndeti juaj është shumë i çmueshëm, ndaj përpiquni që në mënyrën më të mirë t’i kontribuoni tejkalimit të kësaj gjendje.

FHK-ja do të jetë gjithnjë në suportin tuaj personal, të klubeve tuaja. Ne jemi duke analizuar të gjitha aspektet e gjendjes së imponuar dhe së bashku me institucionet tona do të bëjmë më të mirën që, pas tejkalimit të kësaj situate, të rikthehemi sa më shpejtë në palestrat tona dhe të ushtrojmë hendbollin tonë.

Ju falenderojmë për konsideratën tuaj

Sinqerisht,
Eugen Saraçini,
President

Lajme tjera