Pasi në fundjavë ka fituar derbin dhe është shkëputur e vetme në krye, Besa Famgas synon të fitojë dy pikë të reja kur të mërkurën (sot) nga ora 19:00 luan si mysafir ndaj Vushtrrisë. Me ndeshjen Vushtrria – Besa Famgas fillon java e 26-të në Superligën A për hendbollistë.
Kampioni aktual, Besa Famgas udhëheq në tabelë me46 pikë, dy më shumë se Kastrioti i vendit të dytë. Prishtina është e treta me 38 pikë, ndërsa pasojnë Drita e Vushtrria me nga 20 pikë dhe Vëllaznimi me 19 pikë.
Pikërisht Kastrioti e Prishtina takohen të enjten (19:00) në Ferizaj në kryendeshjen e xhiros. Nga ora 19:00 të enjten luajnë edhe Vëllaznimi me Dritën.