Llapi me fitore bindëse në Superligën B

Të shtunën ka nisur gara edhe në Superligën B të Kosovës në hendboll.
Në Podujevë në kuadër të javës së 19-të kampionale, janë takuar Llapi e Drenica. Fitore me rezultat 39:18 kanë shënuar llapjanët.

12 lojtarë të Llapit shënuan gola në këtë ndeshje. Më efikasët ishin Blerton Hasani dhe Besian Abazaj me nga 6 gola. Te Drenica më efikasi ishte Driton Baliu me 6 gola.
Llapi është i dyti me 11 pikë. Udhëheq Deçani me 16 pikë. Drenica është e treta.

Foto nga Shpend Ahmeti

Lajme tjera