Llapi është gjysmëfinalist në Ligën e Pionierëve të Kosovës në hendboll. Të dielën në Podujevë, Llapi në çerekfinale e mposhti Vëllaznimin me rezultat 25:23.
Të dy skuadrat kanë shfaqur aksione të mira dhe kanë dëshmuar se kanë hendbollistë me potencial për të ardhmen. Durim Talla i Llapit ishte i pandalshëm duke realizuar plot 14 gola. 7 i realizoi Etnik Bajoku, ndërsa 2 i kishte Edi Lushaku.
Te Vëllaznimi, përgjegjësia ishte më e shpërndarë. Gert Zhubi realizoi 6 gola, ndërsa Ari Brahushi 5. Leand Gjoshi i shtoi 4 gola.
Dallimi më i madh ishte në pjesën e parë, të cilën llapjanët e fituar 9:5. Shifrat u ngushtuan pas pjesës së dytë, 15:13, ndërsa epërsia e Llapit prej dy golave ishte edhe në fund, 25:23.