Llapit i takon ndeshja e mbetur me Zhegrën

Llapi e ka fituar ndeshjen e shtyrë të javës së parë të Superligës së Kosovës në hendboll. Ndonëse Zhegra ishte vendase, ndeshja është luajtur në Podujevë, ndërsa llapjanët fituan me rezultat 36:34.

Llapi vetëm në pjesën e dytë ka arritur te fitorja. Pjesa e parë përfundoi 17:16 për Zhegrën. Por fondi i limituar i lojtarëve i kushtoi Zhegrës në vazhdim.

Besian Abazi shënoi 15 gola për Llapin, ndërsa Blerton Hasani e Mërgim Ademi shënuan nga 6 gola. Te Zhegra u dallua Landrit Mustafi me 12 gola. 8 i kishte Yll Sllamniku.

Llapi ka shënuar fitoren e dytë. Zhegra e pësoi humbjen e dytë.

Ndeshja ishte e fortë dhe e barabartë. Madje rezultati ishte e barabartë thuajse deri në fund. Por, pas rezultati 34:34, llapjanët shënuan dy gola për fitoren 36:34.

Lajme tjera