Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Luigj Quni vazhdon me Amicitia Zuerich, Arlinda Hajdari me Bjerringbro

Lojtari i Kombëtares së Kosovës, Luigj Quni, ka vazhduar edhe për tri vjet kontratën me skuadrën e suksesshme zvicerane, Amicitia Zuerich.
Pivoti Quni është kapiten i skuadrës, me të cilën ka fituar Kupën e Zvicrës në vitin 2022. Me kontratën e re, Quni do të jetë te skuadra nga Zuerichu deri në vitin 2027. Tek Amicitia Zuerich janë shprehur shumë të lumtur që do ta kenë kosovarin në radhët e tyre edhe për tri vjet të tjera.
Me shumë sukses këtë kampionat po paraqitet edhe hendbollistja e Kombëtares sonë, Arlinda Hajdari. Ajo po shfaq vlerat në kampionatin e Danimarkës, që është prej më cilësorëve në botë. Së fundi Arlinda e ka vazhduar edhe për një vit kontratën me skuadrën Bjerringbro, për të cilën do të paraqitet edhe edicionin garues 2024/2025. Te Bjerringbro e kanë vlerësuar shumë lartë kontributin e Arlindës në mbrojtje dhe në sulm, ndërsa kanë shprehur gëzimin që do ta kenë edhe më tutje në skuadër.