Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Luigj Quni vazhdon shkëlqimin, shpallet lojtar i ndeshjes

Pivoti i Kombëtares së Kosovës, Luigj Quni po vazhdon shkëlqimin në Superligën e Zvicrës në hendboll. Quni të enjten u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes.

Skuadra e Qunit, Amicitia Zuerich humbi 29:27 nga Suhr Aarau. Por Quni ishte i shkëlqyeshëm. Ai realizoi gjashtë gola nga gjashtë tentime.

Forma e Qunit dhe e lojtarëve të tjerë është sinjal i mirë para grumbullimit të Kombëtares për ndeshjen vendimtare ndaj Malit të Zi.