Mbahet seminari për gjyqtarë të rinj

Në prag të edicionit të ri të garave, Shoqata e Gjyqtarëve të Hendbollit të Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Hendbollit të Kosovës kanë organizuar seminarin për gjyqtarë të rinj. Seminari është mbajtur përmes platformes google mett , ndërsa gjyqtarët e rinj kanë shfaqur interesim të madh për temat e ligjëruara.
Në seminar kanë ligjëruar kryetarja e SHGJHK, Shqipe Bajçinca – Brestovci si dhe gjyqtarët ndërkombëtarë nga Kosova.
Interesimi i të rinjëve për t’u bërë gjyqtarë të hendbollit është solid, ndërsa është premtuar mbajtja e seminareve tjera në të ardhmen.

Gjithashtu pas perfundimit të seminarit të gjithë gjyqtarët iu nënshtruan testeve teorike.

Lajme tjera