Mbyllet afati kalimtar dimëror

Të martën ka përfunduar afati kalimtar dimëror në hendbollin kosovar. Janë paraqitur kërkesa të konsiderueshme për ndërrim të skuadrave. Në konkurrencë të hendbollistëve janë bërë 21 kërkesa, kurse te hendbollistet janë bërë 16 kërkesa. Gjithsej katër kërkesa janë për regjistrim të dyfishtë, një te meshkujt e dy te femrat.

Aktive ishin skuadrat lidere në Superligën e hendbollistëve. Kështu Kastrioti ka angazhuar Arbër Currin e Vlerson Zherkën, ndërsa te Besa Famgas kërkesë për të kaluar kanë bërë Jeton Bislimi e Arbios Ramosaj. Kiril Kolev, Melos Shahini e Gent Mjekiqi kanë paraqitur kërkesë për kalim te Prishtina.

Dukshëm më cilësore në pranverë do të jetë Trepça që ka kthyer Sali Maxherën, Fidan Cimilin e Vaglir Buqincën, ndërsa ka angazhuar edhe Erkan Abazxhikun. Vushtrria ka kthyer poashtu tre lojtarë, Labinot Gubetinin, Egzon Ademin e Armend Karaqën. Samadrexha nga skuadra fqinje angazhoi tre lojtarë.

Te hendbollistet bie në sy kthimi i Kaltrina Pacit nga Shqiponja te Vushtrria.

Afati kalimtar ishte i hapur prej 15 janarit, ndërsa tani e tutje mund të regjistrohen vetëm lojtarë që vijnë nga shtete tjera. Për lojtarë që vijnë nga shtete tjera kërkesat mund të dorëzohen deri më 28 shkurt.

KONKURRENCA E MESHKUJVE
NREmri MbiemriNga KlubiNë Klubin 
1Arbër CurriKH VëllaznimiKH Kastrioti 
2Vlerson ZherkaKH PrishtinaKH Kastrioti 
3Jeton BislimiKH KastriotiKH Besa Famgas 
4Arbios RamosajKH DeçaniKH Besa Famgas 
5Gent MjekiqiKH KEK-uKH Prishtina 
6Labinot GubetiniKH DritaKH Vushtrria 
7Egzon AdemiKH DrenicaKH Vushtrria 
8Armend KraçaKH DrenicaKH Vushtrria 
9Erkan AbazxhikuKH VushtrriaKH Trepça 
10Fidan CimiliKH DritaKH Trepça 
11Vaglir BuqincaKH DritaKH Trepça 
12Sali MaxheraKH DritaKH Trepça 
13Besnik RexhepiKH KastriotiKH Ulpiana 
14Shkodran ShaqiriKH DrtiaKH Zhegra 
15Rikard QuniKH Besa FamgasKH Dukagjini 
16Leonard KrasniqiKH VushtrriaKH Samadrexha 
17Ardian KrasniqiKH VushtrriaKH Samadrexha 
18Muhamet HyseniKH VushtrriaKH Samadrexha 
19Melos ShahiniKH DritaKH Prishtina 
20Kiri KolevKH KastriotiKH Prishtina 
21Dion IdriziKH Besa FamgasKH Dukagjiniregjistrim i dyfishtë
KONKURRENCA E FEMRAVE
nrEmri MbiemriNga KlubiNë Klubin 
1Yllnora HaxhosajKHF DeçaniKHF Shqiponja 
2Nurije ÇekajKHF DeçaniKHF Jusuf Gervalla 
3Xheneta HulajKHF DeçaniKHF Jusuf Gervalla 
4Albana BerishaKHF DeçaniKHF Jusuf Gervalla 
5Albana HalitiKHF KastriotiKHF Ferizaj 
6Blerina MehemetiKHF VjosaKHF Ferizaj 
7Kaltrina MehemetiKHF VjosaKHF Ferizaj 
8Benita ShabaniKHF VjosaKHF Ferizaj 
9Betina ShabaniKHF VjosaKHF Ferizaj 
10Kaltrina PaciKHF ShqiponjaKHF Vushtrria 
11Kadrie BerishaKHF VeronaKHF Prishtina 
12Gresa GashiKHF CLICKKHF Istoguregjistrim i dyfishtë
13Sanije GjatolliKHF VeronaKHF Prishtina 
14Blerat TerpezaKHF KaastriotiKHF Vjosa 
15Leonora QukovciKHF KaastriotiKHF Vjosa 
16Eduarta KurteshiKH PrishtinaKH KEKregjistrim i dyfishtë
17Loreta BerishaKH PrishtinaKHF Ulpianaregjistrim i dyfishtë

Lajme tjera