Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës, nën drejtimin e presidentit Eugen Saraçini, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës. Janë marrë vendime të rëndësishme sa i takon hendbollit kosovar.
Bordi ka vendosur që edicioni i ri i garave të fillojë më 11 shtator. Janë ndeshjet e xhiros së parë të Superligës së hendbollistëve që do të zhvillohen më 11e 12 shtator. Një javë më vonë garat fillojnë edhe në Superligën e hendbollisteve. Është vendosur nga Bordi që Superliga e hendbollisteve nga edicioni 2022/23 t’i ketë dhjetë skuadra.
Sa i takon Ligës së Parë, garat fillojnë më 25 shtator.
Shorti për edicionin e ardhshëm tërhiqet më 24 gusht nga ora 12:00.
Është vendosur nga Bordi i FHK-së që të mbulohen shpenzimet e personave zyrtarë edhe për edicionin e ardhshëm garues.
FHK-ja liron skuadrat nga kotizimi me kushte që në raste se sigurohet sponsori i ligës kotizimi në mënyrë automatike do të rimbusohet nga këto mjete.