Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Më 2 korrik grumbullohet Kombëtarja U19

Me finalen e Ligës së juniorëve, të luajtur të dielën, ka përfunduar edicioni garues 2020/2021 në hendbollin kosovar.
Por për federatën tonë nuk ka fare pushim. Tashmë ka nisur puna për aktivitetet e shumta që na presin gjatë verës.
Fillojmë me Kampionatin Evropian (Divizioni B ) për hendbollistet deri 19 vjet, që mbahet në Shkup në pjesën e parë të korrikut.
Kombëtarja U19 do të grumbullohet më 2 korrik në Istog, ku do të përgatitet për ndeshjet e Evropianit. Kosova është pjesë e Grupit B së bashku me Holandën, Ishujt Faroe, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinën.
Më 10 korrik është ndeshja Holanda – Kosova. Hendbollistet tona të reja më 11 korrik luajnë ndaj Ishujve Faroe, ndërsa më 12 korrik ndaj Bosnjë-Hercegovinës. Ndeshja ndaj Maqedonisë së Veriut është më 15 korrik, ndërsa më pas na presin edhe ndeshjet për plasman.
Shtabi teknik tashmë ka nisur punën për këto ndeshje. Pritet të mblidhet një grup cilësor i vajzave, ndërsa synimi është të arrihen disa fitore.