Federata e Hendbollit e Kosovës dhe Shoqata e Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës vazhdojnë angazhimin për shkollimin e trajnerëve të hendbollit kosovar.
Më 22 prill fillon shkollimi për Nivelin II dhe Nivelin III sipas RINCK Konventës. Shkollimi për Nivelin II bëhet për herë të parë në Kosovë, ndërsa për Nivelin III për herë të dytë.
RINCK Konventa është program zyrtar i Federatës Evropiane të Hendbollit për shkollimin e trajnerëve.
Udheheqes i pogramit të shkollimit të trajnerëve kosovarë do të jenë ekspertët e mirënjohur kroatë, Nenad Shoshtariq i ndihmuar nga Boris Dvorshek.
Afati i fundit për paraqitjen e kandidatëve është 15 prilli. Për shkollim në nivelin e dytë dhe në nivelin e tretë të RINCK Konventës do të përzgjidhen nga 25 kandidatë.
Moduli i parë, që përfshinë lëndët profesionale, mbahet prej 22 deri më 28 prill si dhe prej 14 deri më 20 maj.
Moduli i dytë është prej 8 deri më 14 qershor, ndërsa moduli i tretë në shtator dhe tetor të këtij viti. Shkollimi bëhet në Prishtinë.
Shkollimi sipas RICNK Konventës është obligativ për trajnerët kosovarë, duke filluar nga edicioni i ardhshëm garues, 2025/2026.
Linku per regjistrim: https://forms.gle/3oJSBsTYGEwacndf6