Bordi Ekzekutiv i Federatës së Hendbollit të Kosovës, nën udhëheqjen e presidentit Eugen Saraçini, ka mbajtur të martën mbledhjen e radhës, në të cilën janë marrë disa vendime me rëndësi.
Bordi ka vendosur që ceremonia Sportisti i Vitit 2019 të mbahet më 30 janar në Sheshin 21 në Prishtinë. Viti 2019 ishte historik për sportin tonë dhe më të mirët do të nderohen në ceremoninë e 30 janarit, që fillon në ora 17:00.
Është vendosur edhe për fillimin e stinorit pranveror. Në Superligën e meshkujve edicioni pranveror nis më 15/16 shkurt, kur fillon edhe edicioni në Superligën e hendbollisteve.