Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës, nën drejtimin e presidentit Eugen Saraçini, ka mbajtur të martën mbledhjen e parë për këtë vit.
Janë marrë vendime shumë të rëndësishme për hendbollin tonë.
Kështu, Laureatët e vitit 2020 do të shpallen më 5 shkurt.
Komisioni për shpalljen e Laureatëve përbëhet nga Shqipe Bajçinca-Brestovci, Leonard Cula e Fahredin Hashani.
Në mbledhje u shqyrtua dhe u miratua Raporti Financiar për vitin 2020. Raporti u miratua me vetëm një votë kundër.
Bordi po ashtu miratoi edhe materialet e punës për Kuvendin Zgjedhor të FHK-së, që mbahet më 5 shkurt.
Bordi në bazë të së drejtës statutare, nominoj Eugen Saraçinin për një mandat tjetër si president, Enis Idrizin për nënpresident dhe Bajram Isufin, Berat Danën e Artan Nimanin për anëtar të Bordit. Bordi vlerësoj se periudha e kaluar katërvjeçare ishte më e mira e punës dhe e afirmimit të hendbollit kosovar.