Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Më të mirët e më të mirëve në superturneun e Kupës

gjithë finalistët e Kupës së Kosovës në hendboll shkëlqyen të dielën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.

Por ishin disa që megjithatë u dalluan më shumë.

Portieri nga Tunizia, Wadi Chebbi, shfaqi formë të lartë për Kastriotin në gjysmëfinale dhe në finale. Chebbi në fund u shpall lojtari më i vlefshëm (MVP) i Final 4 të Kupës së Kosovës.

Ai pritet të jetë adut i rëndësishëm i Kastriotit edhe në plejof.

Te hendbollistet, çmimi MVP i takoi Salemateu Camaras së Ferizajt. Hendbollistja nga Guinea shkëlqeu në gjysmëfinale dhe në finale, ndonëse skuadra e saj u mposht nga Istogu në ndeshjen vendimtare.