Pivotja Shkurta Mehmeti ka udhëhequr Prishtinën drejt fitores ndaj Shqiponjës. Të dielën në Gjakovë në ndeshjen e javës së katërt të Superligës së hendbollisteve, Prishtina fitoi me rezultat 36:29. Reprezentuesja Mehmeti realizoi 14 gola për Prishtinën. Te Shqiponja me efikasitet u dallua Sh. Fazlija që realizoi 13 gola. Prishtina i ka 8 pikë, sa edhe Istogu. Shqiponja renditet e shtata me 4 pikë. Të dielën u luajt edhe ndeshja në mes të Dritës dhe Samadrexhës. Fitore shënoi Samadrexha me rezultat 30:27. Samadrexha është e teta me 4 pikë. Drita renditet e parafundit, në pritje të pikëve të para. Shqiponja – Prishtina 29:36 (12:14) Shqiponja: Quni, Goqi 5, L. Ferizaj 1, Arapi 2, Berisha 1, Fazlija 13, Jilta, Nuza 4, E. Ferizaj 1, Dobruna 2, Gashi Prishtina: Baftiari 1, Krasniqi 1, Ipçi 5, Prapashtica 6, Nivokazi 5, Uka, Behluli, Kurteshi 4, Mehmeti 14, Sefedini, Stagova Drita – Samadrexha 27:30 (9:14) Drita: Januzi, Rudhani 3, Reqani, Arifi 3, Jashari, Vokshi 6, Pajaziti, Ramabaja 10, Sadiku, Hyseni 5, Ibrahimi Samadrexha: Arj. Maloku, R. Maloku 1, Ge. Basholli 3, Mehmeti 5, Sadiku, Ar. Maloku 6, El. Basholli, Rre. Basholli, D. Basholli 5, Arm. Maloku, A. Sadiku 10