Prej të martës deri të enjten luhen ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës në hendboll, në të dy konkurrencat.
Te hendbollistët ndeshja e parë çerekfinale është ajo në mes të Vëllaznimit e Kastriotit që luhet të martën (nesër) nga ora 20:00. Të mërkurën janë dy ndeshje: Vushtrria – Besa Famgas (18:30) e Drenica – Prishtina (19:00). Ndeshja e fundit çerekfinale te hendbollistët është ajo mes Trepçës e Dritës që zhvillohet të enjten nga ora 18:00.
Te hendbollistet ndeshja e parë është Vëllaznimi – Vushtrria, që luhe të martën nga ora 18:00. Tri ndeshjet tjera janë të mërkurën: Istogu – Samadrexha (18:00), Shqiponja – Kastrioti (16:00), Prishtina – Drita (17:00).