Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës në mbledhjen e fundit ka vendosur që miniafati kalimtar në hendbollin kosovar të jetë i hapur prej 10 deri më 17 janar.
Në këtë afat kalimtar të drejtë ndryshimi të skuadrës kanë të gjithë lojtarët që janë pa kontrata si dhe ata që kanë fletëlëshimin e klubit, konform Rregullores mbi Regjistrimin e Klubeve e Lojtarëve si dhe Transferimin e Tyre.
Hendbollistët dhe hendbollistet që vijnë nga klube të shteteve të tjera mund të regjistrohen deri më 28 shkurt.
Ndërkohë Bordi ka përcaktuar edhe datat për fillimin e stinorit pranveror. Në Superligën e hendbollistëve stinori pranveror fillon më 4 shkurt. Më 4 e 5 shkurt janë ndeshjet e xhiros së 15-të.
Në Superligën e hendbollisteve stinori pranveror fillon më 11 shkurt. Më 11 e 12 shkurt është xhiroja e dhjetë.